Shqipëria ka njohur një rritje të ndjeshme të eksporteve me Kosovën. Në gusht të këtij viti, Shqipëria eksportoi në Kosovë mallra me vlerë 3.2 miliard lekë duke njohur një rritje me 1 miliardë lekë më shumë se në gushtin e vitit të kaluar.
Po ashtu, edhe në rang 8 mujori (janar-gusht) rritja e eksporteve është e konsiderueshme. Referuar të dhënave nga INSTAT, në periudhën janar-gusht 2021 Shqipëria eksportoi në Kosovë mallra në vlerë 235 miliardë lekë, duke njohur një rritje me 8.3 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Importet
Ajo që konstatohet më eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës, konstatohet edhe të importet, edhe pse jo në të njëjtin nivel me eksportet.
Në gusht 2021, Shqipëria importoi nga Kosova mallra me vlerë 968 milion lekë, me një rritje prej 261 milionë lekësh më shumë se në gushtin e 2020.
Në rang 8 mujori, (janar-gusht), Shqipëria ka importuar nga Kosova mallra në vlerë 7.6 miliardë lekë, duke njohur një rritje me 2.5 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë./Scan Tv/