Hajdari: Mbi 230 milionë euro investime të huaja direkte për gjashtë muaj në Kosovë

Brenda gjashtë muajve të parë të vitit 2021 janë realizuar 230.1 milionë euro investime të huaja direkte, kështu njofton ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, duke shtuar se kjo përbën vlerën më të lartë të investimeve të kryera për këtë periudhë që nga viti 2007.

Hajdari thotë se kjo është vlera më e lartë e investimeve në raport me mesataren e deritashme.

Nga viti 2010 deri në vitin 2020 mesatarja e investimeve të huaja direkte për gjashtëmujorët e parë të viteve është 121.9 milionë euro, ndërsa në gjashtë muajt e parë të vitit 2021 janë 230.1 milionë euro apo 89 për qind ngritje krahasuar me mesataren e deritanishme”, shkruan Hajdari në Facebook, përcjell Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

Sipas saj, gjatë vitit aktual ka 33 për qind më shumë investime se viti i kaluara.

“Po ashtu, vlen të ceket se viti 2021 është për 33 për qind me më shumë investime se viti 2020 apo 109 për qind më i lartë se viti 2019”, përfundon ajo.