Inflacioni vjetor në eurozonë rritet në 3 për qind

Enti evropian për statistika (Eurostat) publikoi të dhënat vjetore të inflacionit në eurozonë në gusht. Sipas të dhënave të fundit, inflacioni vjetor në Eurozonë, i cili ishte 2,2 për qind në korrik, arriti në 3 për qind në gusht.

Eurozona është unioni monetar i 19 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) që kanë adoptuar euron si monedhën e tyre kryesore dhe të vetmin mjet ligjor për pagesat.

Reklama e sponzorizuar

Inflacioni në gusht ishte 3,4 për qind në Gjermani, 2,4 për qind në Francë, 3,3 për qind në Spanjë, 2,6 për qind në Itali, 2,7 për qind në Holandë, 2,1 për qind në Slloveni dhe 4,7 për qind në Belgjikë.

Inflacioni është rritje në nivelin e përgjithshëm të çmimeve në një periudhë të caktuar kohore që mbulon të gjithë ekonominë.