Kjo u zbulua në një hulumtim të Nikkei. Huawei është kompania që ka paraqitur numrin më të madh të patentave
Kina hipotekon 6G. Sipas një hulumtimi të realizuar nga Nikkei dhe qendra japoneze e kërkimit, Cyber Creative Institute, 40% e patentave për 6G, të cilat pritet të debutojnë në rreth dhjetë vjet, mbahen nga subjekte kineze.
Në studim u morën në konsideratë 20 mijë kërkesa për patenta për teknologji të reja kyç për zhvillimin e 6G, në mesin e të cilave teknologjitë kuantike dhe Inteligjenca Artificiale. Kina rezulton se ka paraqitur 40.3% të kërkesave, ndjekur nga SHBA, 35.2%; Japonia, në vend të tretë, 9.9%; Europa, e katërta, 8.9% dhe Koreja e Jugut, në vend të pestë, me 4.2%.
Vlerësohet se komunikimi celular në rrjetin 6G duhet të jetë 10 herë më i shpejtë se ai super i shpejtë 5G. Bëhet fjalë për një zhvillim vendimtar për prodhimin e automobilave me drejtim autonom,realitetin virtual me ndikim të lartë dhe për përhapjen globale të internetit edhe në skajet më të largëta të planetit. Për sa u përket infrastrukturave, pjesa më e madhe e patentave janë prezantuar nga Huawei, ndjekur nga kompania e rrjetit elektrik kinez State Grid Corporation of China dhe nga China Aerospace Science and Technology.
Huawei është edhe kompania kryesore që mban patentat 5G, me 12% pjesë tregu në nivel global. Në nëntor të vitit të kaluar, Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë Elektronike në Kinë dërgoi në orbitë satelitin e parë 6G në botë.