Kina po e ndërton aeroplanmbajtësen 315-metërshe me fushë elektromagnetike

Në bregun e Shangait, po merr formë hapi i ardhshëm i Kinës për zgjerimin e forcës detare: një aeroplanmbajtëse 315 metra e gjatë, prodhimi i së cilës u zbulua përmes imazheve satelitore në maj të këtij viti.

Kina ka forcën më të madhe detare në botë dhe industrinë më të madhe për ndërtimin e anijeve, por aeroplanmbajtësja “Type 003” është zhvillimi më i ri: anije me madhësinë e njëjtë sa të një anije amerikane të klasit “Ford”, me hedhëse elektromagnetike për lëshimin e aeroplanëve.

“Kina e ka ndërtuar kapacitetin në dy dekadat e fundit për ta mohuar lirinë e dalluar të veprimit të ShBA-së në Paqësorin perëndimor”, tha Sidharth Kaushal, hulumtues në organizatën “Rusi”.

Reklama e sponzorizuar

“Kjo nisi me raketat me rreze të gjatë veprimi anti-anije, por tash ka rritje të kapacitetit detar dhe e ka arritur pikën ku ShBA-ja është aktive vetëm pse ka aleatë në rajon”, shtoi ai, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Sipas Pentagonit, forcat detare kineze kanë 350 luftanije, ndërsa ShBA-ja ka 293. Flota e përgjithshme kineze është trefishuar në 20 vitet e fundit dhe ka për synim që numrin e luftanijeve ta rrisë në 400 deri në vitin 2025, ndërsa plani amerikan për ta rritur këtë shifër në 355 nuk ka datë të saktë të zbatimit.