Kroacia jep licenca 5G për katër kompani

Rregullatori kroat i telekomunikacionit deklaroi se kishte miratuar ofertat e paraqitura nga kompania EOLO me seli në Itali dhe operatorët celularë vendas Hrvatski Telekom, A1 dhe Telemach, në një ankand publik për ndarjen e licencave kombëtare të frekuencës për rrjetet celulare 5G. 

A1, Hrvatski Telekom dhe Telemach morën licenca kombëtare në frekuencat 700 Mhz dhe 3600 MHz, deklaroi rregullatori në një postim në faqen online. 

Për brezin e frekuencave 26 Ghz, rregullatori i mundësoi një licencë kombëtare kompanisë italiane EOLO, së bashku me tre operatorët kroatë. 

Reklama e sponzorizuar

Në nivel rajonal, licencat për brezin e frekuencave 3600 Mhz iu dhanë BeeIN, Digicom, Eco Net, EOLO, Markoja dhe Terrakom. 

Tarifa e komisionit për përdorimin e këtij spektri të radio frekuencave arrin në 360 milionë kuna (56 milionë dollarë/48 milionë euro), pasi shuma e plotë do të shkojë në buxhetin e shtetit, shtoi ai. 

Procedura e tenderit publik për ndarjen e këtyre brezave të frekuencave nisi më 12 korrik. 

Licencat do të lëshohen për një periudhë 15-vjeçare dhe mund të zgjaten deri në pesë vjet. 

Licencat e reja në qarqet Medimurje dhe Varazdin do të lëshohen për 13 vjet, pasi licencat për teknologjinë 5G të vlefshme deri në vitin 2023 janë lëshuar tashmë në këto rajone. 

Aksionet e Hrvatsi Telekom u shitën me 191,50 kuna në kursin e Zagrebit brenda ditës së enjte, i njëjtë me çmimin mbyllës në ditën e mërkurë. /Monitor.al/