Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë sot të ditur se nga 1 tetori, duke filluar nga viti akademik 2021 arsimi publik në nivelin Bachellor dhe Master do të jetë pa pagesë, ndërsa në studimet e Doktoraturës do të ketë lehtësime.
Kurti këtë deklaratë e bëri në një konferencë të përbashkët për media me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.
“Nga 1 tetori, duke filluar nga vitit akademik 2021 arsimi publik do të jetë pa pagesë për Bachelor dhe Master. Ndërsa, për doktoraturë do të ketë lehtësime të veçanta”, tha ai.