Lagarde: Puna nga shtëpia është e ardhmja, do të zgjasë më shumë se pandemia

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde tha se punëtorët me shumë mundësi nuk do të kthehen në zyra me kohë të plotë.

Lagarde shton se që kompanitë janë mësuar t’i bëjnë ballë kushteve fleksibile gjatë pandemisë COVID-19.

“Po i drejtohemi një mjedisi hibrid, ku një pjesë e javës do kalohet në zyrë, në mënyrë që njerëzit të takohen, të shihen me njëri-tjetrin dhe të mund të zhvillojnë mbledhje”, tha Lagarde, duke shtuar se në pjesën tjetër të javës, me shumë gjasa, do punohet nga shtëpia.

Reklama e sponzorizuar

Projektimi i saktë i këtyre marrëveshjeve me kompanitë nuk është ende tërësisht i qartë. Megjithatë, njerëzit kanë mësuar gjatë pandemisë dhe këto mësime do përdoren në mënyrën e të punuarit në të ardhmen.

Kompanitë e mëdha janë detyruar të vonojnë kthimet në zyra, pasi varianti Delta i COVID-19 ka shkaktuar rritje të infeksioneve.

Ajo pranoi se pjesë të mëdha të fuqisë punëtore, përfshirë personelin në spitale, punëtorët në ndërtim dhe shitësit në dyqane, nuk kanë luksin e zgjedhjes për vendin e punës.