Mbetet i lartë numri i bizneseve të pafiskalizuara në Kosovë, vjen oferta për pajisjen me arka fiskale

Aktualisht janë mbi 36 mijë biznese që kanë përfunduar procesin e fiskalizimit në Kosovë, mirëpo një pjesë e madhe e tyre vazhdojnë të operojnë pa respektuar rregullat tatimore, e që për pasojë shkalla e informalitetit në vendin tonë mbetet e lartë.

Për sa i përket dënimeve për mos lëshim të kuponëve fiskal, vetëm gjatë 8-mujorit të parë të 2021-së, mbi 600 biznese janë gjobitur nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku shumica e tyre i përket sektorit të gastronomisë.

Veton Zuka nga Shoqata e Gastronomeve, thotë se pajisja me arka fiskale është forma më e mirë për të ulur informalitetin në vend.

Reklama e sponzorizuar

“Çmimet kanë qenë të larta dhe për blerje të arkës fiskale, mirëpo tash është një rast shumë i mirë nga kompania Enternet që jep ofertë prej 9.99 euro në muaj pagesë në mënyrë që bizneset sa ma lehtë të pajisen me arka fiskale”, deklaron Zuka.

Sipas tij, kjo përveç që është një mundësi e mirë dhe më pak e kushtueshme për bizneset, ua shmangë atyre edhe dënimet e shumta që vijnë nga ATK, për shkak të mos lëshimit të kuponëve fiskal.

“Kanë ndodhur shumë dënime për shkak të asaj, që bizneset kane pasur ankesa lidhur me çmimet dhe koston e mirëmbajtjes dhe pamundësi për t’i blerë arkat fiskale në ato çmime që kanë qenë, por çmimet dhe shërbimet janë liruar vazhdimisht kurse me çmimet që janë duke u reklamuar momentalisht, me tutje nuk ka arsye për te mos u pajisur me arka”, tha ai.

Zuka po ashtu inkurajon të gjitha bizneset që të mos hezitojnë blerjen e arkës, ngase sipas tij nuk është ngarkesë për ta, përkundrazi është lehtësim me këtë çmim që e ofron kompania Enternet.

“U bëjë thirrje, të gjitha bizneseve edhe gastronomeve, kolegëve edhe kafiterive, atyre që hapen të reja, të mos hezitojnë me e marrë arkën, sepse është ofertë shumë e mirë po ashtu edhe shumë e lehtë për t’u paguar dhe nuk i ngarkon bizneset”, porosit Zuka.

Në fund, sipas tij, pajisja me këtë arkë do të ndikojë në uljen e informalitetit te të gjitha bizneset, çfarëdo qofshin ato pa dallim.

“Pa formalitet të mirëfilltë nuk mbahet as shteti e as bizneset, kështu që kjo ka për të ndikuar në uljen e informalitetit te të gjitha bizneset, jo vetëm te gastronomet, për këtë arsye është një super mundësi për t’u pajisur me arkë fiskale”, përfundon ai.