Me 13 shtator mbahet ankandi 20 milionësh i letrave me vlerë

Fotografi ilustruese

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 13 shtator 2021 do të mbahet ankandi i katërmbëdhjetë i letrave me vlerë për vitin 2021.

Në këtë ankand, do të emetohen bono thesari me maturitet 12 mujor në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në Bono Thesari është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (12 muaj) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Reklama e sponzorizuar

Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.