Ministria e Bujqësisë hap për diskutim publik projektligjin për ushqim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka njoftuar qytetatët se nga dita e djeshme (29.09.2021) deri me datën (14.10.202) PROJEKTLIGJI PËR USHQIM, gjendet në diskutim publik.

Sipas njoftimit të ministrisë ky Ligj ka për qëllim përcaktimin e parimeve dhe kërkesave të përgjithshme për sigurinë e ushqimit dhe ushqimit për kafshë, masat dhe procedurat lidhur me ushqimin dhe ushqimin për kafshë si dhe përcaktimin e autoritetit kompetent për sigurinë e ushqimit, dhe ushqimit për kafshë.

Sipas projektligjit fillestar të publikuar nga kjo ministri, qëllimi i këtij ligji është edhe mbrojtja e interesave të konsumatorëve dhe krijimi I mundësisë për konsumatorët që në bazë ta informatës të bëjnë përzgjedhjen e ushqimit që e konsumojnë.

Reklama e sponzorizuar

Ky ligj gjithashtu synon parandalimin e praktikave mashtruese, falsifikimin e ushqimit dhe çdo praktikë tjetër që mund ta mashtrojë konsumatorin./Buletini Ekonomik/