Ministria e Bujqësisë sqaron procesin e subvencionimit për fermerët

Sektori i bujqësisë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë sqarimet shtesë, lidhur me kriteret e reja, të cilat janë vendosur në kuadër të programit për subvencionim, si dhe disa nga arsyet lidhur me vendosjen e këtyre kritereve në programin e këtij viti.

Përmes njoftimit në Facebook kjo ministri ka sqaruar se dokumentacioni i nevojshëm për aplikim për subvencionimin e sipërfaqeve të mbjella me kultura bujqësore është se aplikuesi duhet të dorëzojë dokumente shtesë për të përfituar.

Kjo ministri i ka ndarë në 3 kategori aplikimet për subvencionim të kulturave bujqësore: Në siperfaqe të mjella me kultura bujqësore, siperfaqe të mjella me kultura bujqësore nën 10 ha, dhe sipërfaqe të mjella me kultura bujqësore mbi 10 ha.

Reklama e sponzorizuar

Në klasifikimin e parë ministria thotë se aplikuesi duhet të dorëzojë edhe dëshmi nga kadastra mbi sipërfaqen e tokës së punueshme në Pronësi ose tokës së punueshme të trashëguar e që kur është e trashëguar duhet të dëshmohet me dokumente përkatëse për vijën e gjakut ose kopjen e kontratës që dëshmon disponueshmërinë e tokës së punueshme.

Në bazë të të dhënave të kësaj ministrie thuhet se arsyeja për vendosjen e këtij kriteri është se fermerët duke e ditur problemin me pronat e parregulluara në terësi në Kosovë kanë paraqitur për aplikim çertifikatat e pronave vetëm me mbiemer të njejtë të aplikuesve.

Për siperfaqet e mbjella nën 10 ha të kulturave bujqësore, fermerët duhet të dorëzojnë edhe kontratën për sipërfaqen e tokës bujqësore të marrë me qira (e lidhur në mes të dy palëve respektivisht qiradhënësit dhe qiramarrësit), në rastet kur toka është e trashëguar duhet që të specifikohet emri dhe mbiemri i personit që e ka trashëguar tokën dhe të nënshkruhet kontrata po nga i njëjti person që është trashëgimtar i tokës. Gjithashtu kontratës i duhet bashkëngjitur kopjet e letërnjoftimeve.

Ndërkohë që sipas tyre arsyeje për vendosjen e këtij kriteri është se për shkak të problemeve të paraqitura vitin e kaluar, që tani disa nga përfituesit janë objekt i hetimit, për të cilët dyshohet se përmes kontratave të falsifikuara për qiramarrje kanë arritur të jenë në listën e përfituesve të subvencioneve, atëherë MBPZhR-ja ka marrë masa për të eliminuar rrezikun e përsëritjes së një dukurie të tillë.

“Prandaj, është vendosur kriter që të gjithë aplikuesit që aplikojnë për sipërfaqe nën 10 hektarë tokë të marrë me qira t’i sjellin kontratat e njëjta si vitet e kaluara, por kësaj kontrate për siguri shtesë t’ia bashkëngjisin edhe kopjen e letërnjoftimit të personit qiradhënës, e i cili supozohet se është trashëgimtar i asaj pronë të cilën e jep me qira”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ndërkaq, për siperfaqet e mbjella mbi 10 ha kjo ministry ka thënë se aplikuesit i duhet paraqitur kontrata për sipërfaqen e tokës bujqësore të marrë me qira (e lidhur në mes të dy palëve qiradhënësit dhe qiramarrësit) duhet të jetë e noterizuar vetëm në ato raste kur tërësia e sipërfaqes së parcelave të marra me qira është më e madhe se 10 hektarë.

Arsyeja për vendosjen e këtij kriteri thonë se është uke u bazuar në situatën e krijuar në vitet pasuese ku janë subvencionuar sipërfaqe të mëdha me kontrata të panoterizuara, për të cilat dyshohet se kanë qenë jo valide e përmes të cilave aplikuesit kanë arritur të jenë përfitues të subvencioneve, atëherë MBPZhR-ja ka marrë masa për të eliminuar rrezikun e përsëritjes së një dukurie të tillë, pasi që rreziku i keqpërdorimeve të fondeve publike është shumë i lartë tek aplikuesit me sipërfaqe mbi 10 hektarë.

Prandaj, është vendosur që të gjithë aplikuesit që aplikojnë për sipërfaqe mbi 10 ha tokë të marrë me qira t’i sjellin kontratat e noterizuara në mes të qiradhënësit dhe qiramarrësit.

Krahas gjithë kësaj, duhet cekur se kemi pasur raste kur janë shfrytëzuar tokat në emër të pronarëve nga ana e minoriteteve dhe aplikuesit kanë ofruar dëshmi mbi qiramarrje me këto toka, mirëpo nga hetimet e deritashme rezulton se ka dyshime të bazuara se këto kontrata janë të falsifikuara e që ana tjetër kemi raste kur e njëjta Certifikatë e Pronës është përsëritur tek dy e më tepër aplikues, ku në mungesë të një sistemi të besueshëm të teknologjisë informative në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë ka ndodhur që kanë përfituar dy e më tepër aplikues me të njëjtën Certifikatë të Pronës” thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Ndërkohë që sipas tyre, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë është përballur po ashtu edhe me raste në të cilat Certifikata e ofruar e Pronës nga ana e aplikuesit me rastin e aplikimit, nuk ka korresponduar me gjendjen reale në terren.

E kjo sipas tyre do të thotë se gjatë aplikimit është paraqitur Certifikatë tjetër e Pronës nga ajo në të cilën është kryer digjitalizimi i parcelës, dhe ka ndodhur në rastet kur është marrë për bazë vetëm Certifikata e Pronës me mbiemër të njëjtë.

“Andaj kontrata për sipërfaqen e tokës bujqësore të marrë me qira (e lidhur  në mes të dy palëve qiradhënësit dhe qiramarrësit),  duhet të jetë e noterizuar vetëm në ato raste kur tërësia e sipërfaqes së parcelave të marra me qira është  më e madhe se 10 ha”, përfundon njofitimi i ministrisë./Buletini Ekonomik/