Raftet e disa supermarketeve në Britani të Madhe kanë mbetur të zbrazta dhe në to mungojnë pije të gazuara, uji dhe mishi i shpezëve.
Prodhuesit e mishit të gjelit të detit tërheqin verejtjen se shumë familje do të mbesin pa drekën tradicionale me gjel deti për krishtëlindje nëse vazhdon të mos ketë dioksid karboni.
Siç theksohet në mediat britanike, ngritja e çmimeve të gazit natyror në Evropë ka shkakturar ditët e fundit situatë dramatike te prodhuesit e energjisë të kimikateve dhe të çelikut dhe ka bllokuar zingjirët e furnizimit të cilët edhe ashtu janë në veshtirësi të mungesesë së fuqisë punëtore.
Si pasojë e rritjes së çmimeve të gazit natyror, është shkaktuar mungesë e dioksid karbonit në Britani, të cilin industria ushqimore e shfrytëzon më të madhe për ta ruajtur afatin e skadencës së mishit.
Për këtë shkak ka reaguar urgjentisht Londra zyrtare e cila ka qenë e detyruar që të zgjatë përkrahjen shtetore në mënyrë që të pengohet mungesa e mishit të shpezëve dhe mishit në përgjithësi.
Kompania më e madhe britanike e shitjes me pakicë “Tesko” ka njoftuar zyrtarët qeveritarë javën e kaluar se mungesa e shoferëve të kamionëve do të shkaktojë probleme dhe blerje në panic në prag të krishtëlindjeve, nëse nuk ndërmerrën masa adekuate.
Ministri britanik për ndërmarrjet e vogla, Poll Skalli ka deklaruar sot e konsumatorët britanik nuk do të duhet të bëjnë panic rreth blerjes së produktëve sepse Britania mund të kthehet në “Dimrin e pakënaqësive” të grevave dhe të mungesesë së energjsë elektrike të vitevet të 1970.
Nuk duhet që njerëzit të dalin dhe të blejnë me panic. Kjo fare nuk ngjan në ngjarjet e viteve të 1970-ta”, ka deklaruar Skalli duke aluduar në dimrin e 1978-79 kur inflacioni dhe grevat kishin nxitur kaos në ekonomi, transmeton agjensia Reuters. /Buletini Ekonomik/