Murati: Pavarësisht goditjes nga pandemia COVID-19, ekonomia e Kosovës është duke u rimëkëmbur

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati deklaroi se pavarësisht goditjes së ekonomisë nga pandemia COVID-19, Kosova është duke u rimëkëmbur në hapa shumë më të shpejtë se sa që ishte e parashikuar nga indikatorët fillestarë.

Ai këto komente i bëri në Konferencën e Parë Vjetore të Ministrisë së Financave të Maqedonisë Veriore “Rimëkëmbja ekonomike dhe rritja përtej COVID-19”, ku diskutoi për ndikimin që ka pasur pandemia në ekonominë e Kosovës.

Prezent në panel me ministrin Murati ishin homologët e tij nga vendet e rajonit, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera financiare shtetërore dhe ndërkombëtare.

Reklama e sponzorizuar

Murati prezantoi masat që ka ndërmarrë Qeveria për të luftuar impaktin e pandemisë dhe sqaroi se ato veçse kanë filluar të ndikojnë në ringjalljen ekonomike të vendit.

“Fokusi kryesor i këtyre masave është formalizimi i ekonomisë, fuqizimi i grave dhe të rinjve në tregun e punës, rritja e prodhimit dhe rritja e mirëqenies sociale”, tha ai.