Ndahen dy milionë euro për bursa dhe trajnime në sektorin e teknologjisë informative

Fotografi ilustruese

Me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, në mbledhjen e 36-të të Qeverisë së Kosovës është marr vendim që të ndahen dy milionë euro për operacionalizimin e masës 1.5 – Trajnimi dhe Punësimi në sektorin e teknologjisë informative në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga COVID-19.

Sipas Qeverisë, me anë të kësaj mase synohet mbështetja financiare e studentëve përmes bursave, si dhe aftësimi i të rinjve për punësim në fushën e TIK-ut. “Në zbatim të Masës 1.5 u ndanë një milion euro për subvencionimin e bursave për vajzat në fushën e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) dhe një milion euro për trajnimin e të rinjve maturantë në fushën e TI-së”, thuhet në njoftim.