Në shumicën e marketeve tona nuk kthehen paratë e imta

Njëra prej padrejtësive që u bëhët konsumatorëve në Kosovë është moskthimi i kusurit me monedhave të imta si 1 dhe 2 centë, duke ndikuar drejtpërdrejtë në  dëmtim të interesave ekonomike të tyre.

Ndërkohë që e njejta ndodhë edhe kur bizneset refuzojnë të pranojnë monedhat e imëta.

Mbrojtësit e Konsumatorëve, përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, kanë njoftuar qytetarët se në bazë të nenit 56 të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit shitësi është i detyruar që konsumatorit të ia kthej kusurin në tërësi duke përfshirë edhe monedhat e imëta.

Reklama e sponzorizuar

‘Gjatë shitjes së mallrave dhe shërbimeve, shitësi është i obliguar që të pranoj edhe monedhat e imëta nga konsumator’, thuhet në njoftimin e tyre./Buletini Ekonomik/