Podgoricë, shtator – Ndërmarrjet e Malit të Zi vitin e kaluar e kanë përmbyllur me 339,36 milionë euro humbje për shkak të pasojave të pandemisë.
Një vit më herët, përkatësisht më 2019, këto ndërmarrje kishin 321,6 milionë euro fitim, tregojnë të dhënat e Bakës Qendrore të Malit të Zi. Këto të dhëna janë siguruar nga përpunimi i raporteve financiare vjetore, të cilat sektori i ekonomisë ia ka ofruar administratës së të hyrave dhe të doganave të këtij vendi deri më 23 qershor.
Të hyrat e përgjithshme, siç raporton e përditëshmja Vijesti, janë realizuar në shumën 8,5 milijardë euro, ose 15,7 për qind më pak se në vitin 2019, kur të hyrat kishin arritur në 10,1 milijardë euro, derisa të dalat kanë qenë 8,8 milijardë euro, gjegjsisht 10,1 për qind më pak se sa në vitin 2019 (9,8 milijardë euro).
Analiza e Bankës Qendrore të Malit të Zi tregon se më së miri ka afarua sektori i tregtisë ,i cili ka shënuar një fitim prej 83,35 milionë euro, ndërsa humbjet më të mëdha I ka shënuar sektori I paluajtshmërive, cili e ka përmbyllur vitin 2020 me minus 281,88 milionë euro./Buletini Ekonomik/