Presidenti Macron prezantoi trenin e ri super të shpejtë ekologjik

Paris, shtator – Presidenti francez, Emanuel Macron, ka prezantuar maketin e trenit të ri super të shpejtë dhe ekologjik për gjeneratat e ardhshme, të njohur si TGV. I pari TGV në Francë ka nisur të qarkullojë para katër deceniesh..
Macron në prezantimin e bërë në Stacionin hekurudhor “Lion” të Parisit, ka theksuar veçmas aspektin ekologjik të trenit të ri, duke thënë se Franca duhet të përgjigjet ndaj sfidave të klimës duke emetuar më pak ndotës dhe duke promovuar forma të reja të energjisë.
Macron ka folur para modelit të trenit në madhësi të njëjtë me atë të trenit të ardhshëm, i cili do të ketë kapacitet për të pranuar 740 udhëtarë, ndërsa në variantin e tashëm treni ka kapicetin për 600 udhëtarë, transmeton agjencia AP.
Treni do të fillojë të qarkullojë më 2024. Do të shfrytëzojë për një të pestën më pak energji elektrike se sa modeli aktual, ndërsa do të ketë shpejtësinë maksimale 320 kilometra në orë.
Solemniiteti është mbajtur 40 vjet pasi një tjetër president i Francës – Fransoa Miteran kishte nisur projektin e ri të atëhershëm trimërues në lëmin e teknologjisë në të njëjtin stacion treni. /Përktheu: Buletini Ekonomik/