Siç dihet tashmë, me masat e reja Qeveria e Kosovës mori vendim që sektori i gastronomisë të mund të funksionojë vetëm deri në ora 21:30, ndërsa klientët të shërbehen në ambientet e terasës, e jo në hapsiratë e brendshme.
Por, shumë prej lokaleve në Prishtinë nuk përfillën këto masa. Për thyerje të këtyre masave, gjatë të shtunës , zyrtarët policorë bashkë me inspektoratin gjobitën disa prej kafiterive të cilat nuk kishin respektuar masat, veçmas orarin e ri të punës .
Disa kafiterive për shkelje të masave iu shqiptua vetëm dënim me gjobë, kurse disa nga kafiteritë e kryeqytetit janë mbyllur në afat deri më 13 shtator.
Disa nga kafiteritë të cilat janë mbyllur nga aksioni i policës dhe inspektoratit janë “Dante” tek Rruga B në kryeqytet, “Mamunia 3” tek rruga C, “Lulu’s coffe & Ëine” në rrugën Simon Shiroka.
“Host& Guest” me lokacion në Dragodan, “Ëinners” tek Bregu i Diellit.
Poashtu si pasojë e mos-respektimit të masave antiCOVID janë mbyllur edhe lokalet “Bo Boëling” në qendrën tregtare ‘Albi Mall’.
Mbylljes dy javore nuk i shpëtoi as “Hebs” tek rruga B, “Maroko” në Emshir, “Snooks” dhe “CheBar” tek kafet e vogla.
Për shkak të situatës së krijuar me mbyllje përfunduan edhe lokalet”: “Bon Vivant” në rrugën Rexhep Luci, “Daremoroccan