Pse duhet të marrim gjithmonë kupon fiskal?

Kuponat fiskal janë disa prej mjeteve me të cilat ju si konsumatorë mund ta mbroni veten nga mashtrimet e ndryshme të mundshme nga bizneset në Kosovë.

Si rrjedhojë, përmes kuponit fiskal konsumatorëve iu mundësohet pra të mbrojnë dhe të luftojnë për të drejtat e tyre që iu garanatohen me ligj. Në radhë të parë, kuponi fiskal dëshmon që ju jeni konsumator.

Kuponi fiskal lëshohet nga arkat fiskale pas çdo blerje, arkë kjo e cila autorizohet direkt nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

Reklama e sponzorizuar

‘Mbrojtësit e Konsumatorëve’ rekomandojnë se përveç biznesit, i cili patjetër se detyrohet të lëshojë kupon fiskal, edhe konsumatori është i obliguar të kërkojë kupon për çdo blerje ose shërbim që paguan.

E në rast se nuk e merrni kuponin, ju:

-Nuk konsideroheni konsumator,

-Privoni veten tuaj nga mbrojtja institucionale,

-Nuk kontribuoni në zhvillimin ekonomik të vendit e as shtimin e buxhetit për shërbime publike,

-Kontribuoni në pasurimin e vetëm një rrethi të ngushtë njerëzish, si dhe

-Ndihmoni evazionin fiskal.

“Sa herë që kuponi fiskal nuk të jepet, raporto përmes telefonit në ATK në këtë numër: 038 222 165. Kërko kupon fiskal!”, përfundon njoftimi i Mbrojtësve të Konsumatorëve. /Buletini Ekonomik/