Puna më e vështirë në botë, prej mëngjesi deri në mbrëmje me tulla mbi kokë

Daka, shtator – Paga minimale në Bangladesh është 15 euro, ndërsa rroga mesatare 150 euro. Punëtorët në fabrikat e tullave në Bangladesh punojnë 7 ditë në javë , ndërsa për një ditë punë paguhen 3,7 euro( 350 taka të Bangladeshit).

Paga mujore në këto fabrika i bie të jetë 110 dollarë.

Pronarët e fabrikave në kryeqytetin e Bangladeshit, Daka, i kanë të punësuar mesatarisht 100 deri në 200 punëtorë, të cilët gjatë sezoneve pa të reshura i mbajnë në punë nga lindja deri në perëndimin e diellit.

Reklama e sponzorizuar

Punëtorët bëjnë punë të rëndë fizike. Tërë ditë bartin tulla të vendosura mbi kokë dhe këshu të ngarkuar kalojnë lumin mbi disa drrasa deri të kompania jashtë kryeqytetit, në mënyrë që të përgatisin prodhimin e tullave për eksport. Nga kjo punë e rëndë nuk janë të kursyera as gratë.