Rekord i ri: 42% e kapaciteteve të reja energjetike në vitin 2020 në SHBA janë të erës

Me 17 mijë megavat të instaluara në vitin 2020, SHBA-të kanë vendosur vlera rekorde të instalimit të kapaciteteve të prodhimit të rrymës nga era vitin e kaluar, thuhet në raportin e ri të Departamentit të Energjisë të publikuar këtë të hënë.

Pjesëmarrja e përgjithshme e energjisë së prodhuar nga era në SHBA ishte vetëm 11% në vitin 2020, pas gazit natyror me 43% dhe energjisë bërthamore dhe qymyrit, që bashkë përfaqësonin rreth 20%.

Por, burimet e erës janë duke u bërë gjithnjë e më shumë tërheqëse. 42 përqind e kapaciteteve të reja energjetike në vitin 2020 në SHBA janë të erës. Kjo nënkupton investime prej 24.6 miliardë dollarësh amerikan në projekte të reja të erës në SHBA vetëm në vitin 2020, sipas studimit të Departamentit të Energjisë, që ishte zhvilluar nga Laërence Berkeley National Library.

Reklama e sponzorizuar

Burimet solare janë të radhitura në vendin e dytë. Rreth 38% të kapaciteteve të reja të instaluara në vitin 2020 ishin solare, ndërsa 20% të gazit natyror.

Në total, 80% e kapaciteteve të reja energjetike në SHBA, të shtuara në vitin 2020, janë të kategorisë së ripërtëritshme.