Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë në Kosovë” për tremujorin e dytë të vitit 2021. Krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, në tremujorin e dytë të vitit 2021 Kosovarët kanë konsumuar dukshëm më shumë energji elektrike, ndërsa rritje kanë shënuar edhe vlerat e importit, eksportit dhe prodhimit të energjisë elektrike.
Krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, Kosovarët kanë konsumuar 27.49% më shumë energji elektrike në tremujorin e dytë të vitit 2021.
Në tremujorin e dytë të vitit 2021, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1330.8 gigavat orë energji elektrike. Në në të njejtë periudhë në vitin 2020 ishte 1043.8 gigavat orë energji elektrike.
Konsumi | 2017 | 2018 | 2019 | 2020 | 2021 |
---|---|---|---|---|---|
Tremujori 1 | 1069.9 | 1136.7 | 1249 | 1330.7 | 1510.6 |
Tremujori 2 | 938.9 | 1136.7 | 1039.5 | 1043.8 | 1330.8 |
Tremujori 3 | 958.8 | 947.7 | 1034.7 | 914.5 | / |
Tremujori 4 | 1094 | 1159.2 | 1200.6 | 1360.3 |
Rritje ka shënuar edhe prodhimi, importi dhe eksporti
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2021 (TM1 2021) vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 2.28 milionë ton, Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale ishte 1 738.9 gigavat orë, apo rreth 15% më shumë se në periudhën e njejtë të vitit paraprak.
Sasia e prodhuar e rrymës në hidrocentrale ishte rreth 108.2 gigavat orë, apo 7.4% më shumë se në vitin paraprak.
Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë këtij tremujori, Kosova ka importuar 597.1 GËh energji elektrike, derisa ka eksportuar 836.7 gigavat orë energji elektrike.
Kësisoji, në tremujorin e dytë të vitit 2021 Kosova ka importuar rreth 15% më shumë energji elektrike se në periudhën e njejtë të vitit paraprak, ndërsa ka eksportuar 23% më shumë./kosovo.energy/