Çmimet e konsumit në Bashkimin Evropian në gusht ishin 3.2 për qind nga 2.5 për qind në korrik, që është më e lartë nga objektivat e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) prej 2 për qind.
Siç njofton Zyra evropiane e Statistikave, një vit më parë, norma ishte 0.4 për qind.
Ndër përbërësit kryesorë të inflacionit të Eurozonës, kontributi më i lartë në normën vjetore të inflacionit erdhi nga energjia me 1.44 pikë përqindje, e ndjekur nga mallrat industriale joenergjetike me 0.65 pikë përqindje dhe ushqimi, alkooli, duhani dhe shërbimet, që të dyja me 0.43 pikë përqindje.
Krahasuar me korrikun, inflacioni vjetor mbeti i qëndrueshëm në një shtet anëtar dhe u rrit në 26 të tjerë.
Normat më të ulëta vjetore u regjistruan në Maltë me 0.4 për qind, Greqi me 1.2 për qind dhe Portugali me 1.3 për qind, ndërsa shifrat më të larta u shënuan në Estoni, Lituani dhe Poloni të gjitha 5 për qind.
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde të enjten tha se ekonomia e Eurozonës po rimëkëmbet më shpejt nga sa pritej nga pandemia COVID-19 në mes të vaksinimit të shpejtë, i cili mundësoi rihapjen e shumicës së sektorëve të ekonomisë.
BQE më parë tha se gjykonte se përparimi i realizuar në inflacionin bazë është avancuar mjaftueshëm për të qenë në përputhje me inflacionin e stabilizuar të 2 për qind në periudhën afatmesme.