Rritja e pritshme e ekonomisë botërore këtë vit do të jetë rreth 6 përqind

Në sfondin e rritjes së çmimeve, pritjet për inflacionin ende nuk janë shqetësuese, tha Kristalina Georgieva, drejtoreshë menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, në forumin ndërkombëtar “Career Kosher” në Sofje.

Sipas saj, proceset e inflacionit ndoshta do të ndalen në vitin 2022, pasi rimëkëmbja ekonomike do të jetë më e barabartë kudo. Rritja e pritshme e ekonomisë botërore këtë vit do të jetë rreth 6 për qind. Kristalina Georgieva u bëri thirrje bullgarëve të vaksinohen – për veten e tyre dhe për rritjen ekonomike.