Rukiqi: Kosova qëndron keq me imazhin e investimeve, Qeveria duhet të ofrojë përkrahje për rritjen e potencialit të eksporteve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi në një intervistë për Telegrafin, ka shpalosur detaje për gjendjen ekonomisë pas vendosjes së masave për parandalimin e pandemisë COVID-19 nga Qeveria e Kosovës dhe potencialin e investimeve të huaja në vend.

Rukiqi me këtë rast ka thënë se duhet të rishikohen masat për ata sektorë që janë prekur më shumë nga pandemia, duke shtuar se është më rëndësi përshpejtimi i procesit shpërndarjes financiare te ato biznese.

“Përshpejtimi i procesit është më rëndësi dhe gjithashtu duhet të shikohet edhe një herë për këta sektorë që janë prekur nga masat e fundit. Ku këta sektorë kanë kërkuar edhe një infuzion financiar që i adreson këto çështje, te pjesa e shpenzimeve fikse dhe pjesa e punëtorëve. Është dashur të ekziston edhe një masë e re, ashtu siç ka qenë në prill, atëherë kur ishte mbyllja 12-ditore që i adreson shpenzimet fikse, si qiratë dhe pagat e punëtorëve. Pra jemi duke folur për një numër të kufizuar të punëtorëve dhe bizneseve”, thekson Rukiqi.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tij, që nga fundi i vitit të kaluar ka një stabilizim të bizneseve, për sa i përket qarkullimit financiar.

“Që nga dhjetori i vitit të kaluar kemi një stabilizim për sa i përket qarkullimit të bizneseve, ku ka qenë për shkak të qarkullimit të muajit dhjetor 2020 e tutje, po flas deri në fund të muajit gusht. Gjendja e bizneseve ka qenë e mjaftueshme për të ruajtur vendet e punës dhe për të menduar që t’i përfundojnë disa investime që i kanë filluar para pandemisë. Kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së konfidencës së konsumatorëve”, tha ai.

Ai shton se bizneset kanë rikthyer besueshmërinë te bankat komerciale.

“Që nga dhjetori i vitit të kaluar kemi një stabilizim për sa i përket qarkullimit të bizneseve, ku ka qenë për shkak të qarkullimit të muajit dhjetor 2020 e tutje, po flas deri në fund të muajit gusht. Gjendja e bizneseve ka qenë e mjaftueshme për të ruajtur vendet e punës dhe për të menduar që t’i përfundojnë disa investime që i kanë filluar para pandemisë. Kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së konfidencës së konsumatorëve”, shton ai.

I pari i OEK-ut shtoi se Kosova qëndron keq për sa i përket imazhit të investimeve, por sipas tij, eksportet kanë shënuar rritje.

“Te eksportet jemi shumë më mirë edhe perspektiva për të qenë edhe më e ndritshme. Normalisht që duhet përkrahje dhe lehtësime nga Qeveria për ta maksimizuar potencialin, por te investimet jemi keq. Kemi diskutuar edhe me kompani të huaja, e me partnerë ndërkombëtar që imazhi është një ndër çështjet ku Kosova ka problem. Nëse i shikojmë të gjithë indikatorët si korrupsioni, liria e shprehjes, sundimi i ligjit dhe disa faktorë që ndikojnë në investime, nuk jemi më keq se sa vendet e rajonit, por ne kemi keq çështjen e imazhit”, tregon Rukiqi.

“Ka pasur elemente të propagandës që kanë tentuar ta prezantojnë Kosovën si shtet të dështuar, ku në sy të investitorëve ka ndikuar keq. Për sa i përket pjesës së eksporteve, ne kemi pasur rritje në këto muajt e fundit. Pandemia i ka sjell dobi eksportit, ku shumë biznese kanë ndryshuar strategjinë ose janë në proces të ndryshimit”, vijon ai.

Në këtë intervistë, Rukiqi ka folur edhe për Marrëveshjen e Washingtonit dhe potencialin e bashkëpunimit ekonomik me Izraelin.