Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen në një letër drejtuar kryetares së Kongresit, Nancy Pelosi ka paralajmëruar se administratës amerikane do t’i mbarojnë paratë në muajin tetor nëse nuk veprohet për të rritur kufirin e borxhit.
Në letrën drejtuar Pelosit, Yellen paralajmëroi se nëse kufiri i borxhit nuk rritet, “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të janë në gjendje të përmbushnin detyrimet e tyre, për herë të parë në histori”, përcjell Telegrafi.
Borxhi i Qeverisë amerikane u rrit gjatë pandemisë COVID-19, ndërsa Washingtoni miratoi tre fatura të mëdha për shpenzime për të zvogëluar ndikimin negativ të ekonomisë.
“Bazuar në informacionin tonë, rezultati më i mundshëm është që paratë e gatshme dhe masat e jashtëzakonshme do të shterojnë gjatë muajit tetor”, ka shkruar Yellen.
Mirëpo, Thesari nuk mund të japë një datë të saktë se kur do të arrihet kufiri aktual.
Kufiri i borxhit ishte pezulluar për dy vjet duke filluar në korrik të vitit 2019 kur borxhi publik i kufizuar ishte 18.6 trilionë euro.