Monedha europiane e ka mbyllur javën në vlera konstante ndërsa është blerë edhe sot sikurse dje me 121 lekë dhe është shitur me 121.7 lekë.
Paundi britanik është stabilizuar ditën e sotme duke u blerë me 141 lekë dhe duke u shitur me 141.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor në raport me ditën e djeshme.
Dollari amerikan blihet këtë të premte me 102.9 lekë dhe shitet me 103.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal krahasuar me ditën e enjte.
Franga zvicerane blihet sot njësoj sikurse edhe ditën e djeshme me 111.1 lekë dhe shitet me 111.9 lekë duke mos regjistruar luhatje të vlerës.