Tërmet me epiqendër në perëndim të Prizrenit

Veriu i Shqipërisë është goditur nga 2 tërmete gjatë natës.

Lëkundja e parë është ndjerë rreth orës 04: 20 dhe kishin magnitudë 4.1. Sipas EMSC tërmeti ka pasur epiqendrën 12 km në veri të Koplikut si dhe thellësi prej 10 km.

Ndërkohë lëkundja e dytë janë ndjerë rreth orës 04:40 me një magnitudë më të ulët, 3.4 të shkallës Rihter. Kjo lëkundje është matur 102 km në Perëndim të Prizrenit.

Reklama e sponzorizuar

Deri tani, nuk ka informacione për dëme në njerëz apo materiale në zonat ku është ndjerë lëkundjet e tërmetit.