Tiranë: Bllokohen xhirollogaritë e 300 bizneseve për mospagesë tatimi

Në 9 muajt e parë të vitit, rreth 300 biznese i janë shtuar listës së “borxhlinjve” ndaj administratës tatimore në Shqipëri, duke mos paguar detyrimet në kohë dhe duke bërë që rrjedhimisht asetet e tyre të bllokohen.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve atje, deri më 9 Shtator janë konkretisht 32 102 subjekte dhe persona fizikë të penalizuar, ndaj të cilëve është vendosur masa e barrës siguruese apo hipotekore nga ana e administratës tatimore.

Ndërsa fund i vitit 2020, u mbyll me rreth 31.800 biznese me detyrime të pashlyera. Vendosja e barrës siguruese apo hipotekore është një prej formave të mbledhjes me forcë të borxhit nga ky institucion. Bizneset e publikuar në listën e Tatimeve nuk mund të kryejë asnjë transaksion më pasuritë e tyre deri në shlyerjen e detyrimit tatimor.

Reklama e sponzorizuar

Lista e tatimeve tregon se nuk bëhet fjalë vetëm për borxhe të akumuluara rishtazi nga subjektet, por një pjesë e mirë prej tyre datojnë mbi 10 vite më parë. Shifra në rritje muaj pas muaj, është papërgjegjshmërinë e subjekteve në zbatim të legjislacionit tatimore dhe në respektimin e afateve. Por duket së këtëvit, kjo rritje është ndikuar edhe nga situata e vështirë ekonomike me të cilat janë përballur bizneset për shkak të pandemisë Covid 19.

Borxhi tatimor

Dhjetor 2020 – 31 800 biznese

Shtator 2021 – 32 102 biznese

/Scan-tv/