Tregu i hipermakinave bëhet hiperaktiv: Çfarë po e shton rritjen e blerjeve në këtë fushë të rrallë të automobilave?

Hipermakinë është një term që shumë pak njerëz mund ta kenë dëgjuar, madje edhe personat që janë të apasionuar për makina, një term që është përhapur gjatë vitit 2010 edhe pse sigurisht, hipermakinat ekzistonin edhe më para por kishte shumë pak prej tyre.

Një hipermakinë është në thelb një automjet që ka performancë ekstreme me stil ekstrem, numër jashtëzakonisht të ulët të prodhimit dhe një çmim jashtëzakonisht të lartë.

 

Për shembull, një Ferrari ose McLaren mund të kushtojë 300,000 dollarë, të jetë 630 kuaj fuqi, të shkojë nga zero në 60 km në 3 sekonda, të ketë një shpejtësi maksimale prej 330 kph dhe në të gjithë botën të jenë vetëm 1000-4000 makina.

Reklama e sponzorizuar


Këto janë shifra mahnitëse por përsëri  hipermakinat e sotme kushtojnë mbi 1 milion dollarë, ofrojnë 800+ kuaj fuqi, përshpejtojnë në 60 kph në rreth 2.5 sekonda (ose më pak), kanë një shpejtësi maksimale mbi 354 kph dhe prodhohen më pak se 500 makina, shpeshherë shumë më pak se kaq.

Me këto shifra, pse Hipermakinat e rralla, papritur, nuk janë më aq të rralla?

 

Ato shifra mund të duken të tepruara për në rrugë por është pikërisht ky nivel i performancës dhe kostos, që nxit pasionin e klientëve për hipermakinat. Brett David, CEO i Prestige Imports (një nga dyqanet më të mëdha të makinave) në Miami, konfirmoi se tregu për këto makina është shumëfishuar në një kohë relativisht të shkurtër.


“Tregu i makinave është transformuar gjatë viteve të fundit. Lamborghini ishte një markë e vetme modeli për pjesën më të madhe të historisë së tij, tani ofron 3 modele të veçanta, plus hipermakina me prodhim të kufizuar si Sian FKP 37. Dikur shisnim 3 Lamborghini në muaj, tani shesim 20”, thotë ai.

Ndërsa shumica e atyre 20 shitjeve të Lamborghini janë modelet e “vëllimit” të markës, si Aventador, Huracan dhe Urus, Brett thotë se janë rritur kërkesat për supermakinat si Sian, ose Lamborghini Countach i ri me prodhim të kufizuar që u zbulua kohët e fundit. Vetëm 82 Sians do të prodhohen, ndërsa Countach do të ketë vetëm 112 makina. Të dy modelet do të kushtojnë mbi 2 milionë dollarë.

Brett David ka qenë në biznesin “ekzotik” të makinave gjatë gjithë jetës së tij, duke u bërë CEO i Prestige Imports pasi vdiq babai i tij.

“McLaren i F1 ishte vetura e vetme milion dollarëshe për vite me radhë. Tani ka makina miliona dollarëshe, në disa marka”, thotë David.

McLaren F1, një hipermakinë para se të ekzistonte termi, u prodhua midis viteve 1992 dhe 1998. Ajo kishte një shasi me fibra karboni dhe me një shpejtësi maksimale 386 kph, vetëm 106 makina të këtij lloji, McLaren F1 është ndër makinat më të dëshiruara të prodhuara ndonjëherë.

Hipermakinat moderne përdorin shumë nga pjesët e F1s, si një shasi me fibra karboni dhe një motor V12. Sidoqoftë, dy përbërës të rinj, që nuk janë parë kurrë tek McLaren F1 origjinal, i janë shtuar pothuajse çdo hipermakine të kohëve të fundit: një motor elektrik dhe një bateri. Ky trend filloi me Ferrarin, McLaren P1 dhe Porsche 918, të gjitha hipermakina të prodhuara midis 2013 dhe 2015. Vazhdon në pothuajse të gjitha hipermakinat e sotme, duke përfshirë Lamborghini Sian dhe Countach të lartpërmendur, McLaren Speedtail të ri dhe Koenigsegg Reger.

Gjithsesi, disa makina kanë ngecur me djegien e brendshme të modës së vjetër. Pagani është një markë hipermakinash që prezantoi modelin e saj të parë, Zonda C12, në 1999. Mundësuar nga një Mercedes-Benz i furnizuar me V12, Zonda filloi me afërsisht 400 kuaj fuqi në 1999 dhe u rrit në 789 kuaj fuqi për versionin përfundimtar, Zonda HP Barchetta , prodhuar në 2017. Shpejtësia maksimale e parë e Zonda ishte 270 kph dhe janë prodhuar vetëm 25 copë.

Pasardhësi i Zondës, Pagani Huarya, u prezantua për herë të parë në 2011 si një model krejt i ri. Krahasuar me Zonda, Huarya “krenohet” me peshë më të ulët dhe kuaj fuqi më të madhe nga Mercedes-AMG V12, me dy turbo, por ai ende mbështetet në djegien e brendshme dhe nuk ka asnjë komponent elektrifikimi në motor.

Christopher Pagani, djali i themeluesit Horacio Pagani, foli për konceptin e hipermakinave dhe ku e sheh veten brenda këtij tregu unik.

“Ka një ‘oreks’ të madh për hipermakina. Ne shohim që markat e tjera premium i përgjigjen kësaj duke ofruar disa automjete me prodhim të kufizuar, si LaFerrari por Pagani i mban të gjitha modelet e tij të kufizuara, jo vetëm disa, gjë që e bën markën të mbetet unike”.

Supermakinat VS Supermakinat hibride VS Pandemia

Brett David i Prestige Imports ka vënë re ndikimin e hipermakinave hibride në modelet jo-hibride. “Ne po shikojmë një kalim në teknologjinë hibride dhe EV(Automjete Elektrike), duke i bërë versionet tradicionale të djegies së brendshme më të vlefshme. Njerëzit po kërkojnë të harxhojnë paratë e tyre në makina të nivelit të lartë, dhe jo vetëm makina super të rralla, por edhe makina të zakonshme që janë ende me djegie të brendshme. Investitorët po kthehen në koleksionistë dhe biznesi i makinave po fluturon”, tha David.

Brett thotë se pandemia gjithashtu kishte një ndikim në tregun e makinave të nivelit të lartë.

Ai thotë se e vetmja gjë që të gjithë kuptuan pas Covid është fleksibiliteti dhe lëvizshmëria që njerëzit mund të praktikojnë me makinat e tyre personale. Ata mund të hipin në makinën e tyre dhe të ngasin nëse duan. Plus makinat janë një faktor i njohur, jo spekulime si kripto dhe bitcoin. Është më shumë sesa thjesht të kesh makinë, është kultura dhe komuniteti që kërkojnë rehatinë me zotërimin e këtyre llojeve të makinave.

“Situata e Covid i bëri njerëzit të rivlerësojnë vërtet jetën e tyre, njësoj si 11 Shtatori”. /Forbes/