E quajtur FLXdrive, kjo lokomotivë, e zbuluar në Pitsburg të SHBA, është hapi i parë i rëndësishëm në mbajtjen e transportit hekurudhor, industri kjo e cila është përgjegjëse për një të katërtën e të gjithë gazrave të emetuara nga transportet.
Për fat të keq, ky është vetëm hapi i parë në një proces shumë të gjatë.
Wabtec thotë se bateria prej 7 megavatësh FLXdrive-a ka “100 herë më shumë fuqi dhe energji ” nga ajo Tesla. Ky është produkt impresiv dhe paraqet ndryshim interesant për industrinë hekurudhore transportuese, transmetojnë mediet ndërkombëtare.
Deri në këto momente, kompanitë hekurudhore thuaja se një anshëm kanë përkrahur industrinë e karburanteve nga fosilet. Kompanitë e qymyrit i kanë mbajtur në jetë hekurudhat në kohën kur kamionët gjysmë autonom dhe makinat e tjera dominojnë në botën e transportit.
Mirëpo, kompanitë hekurudhore gjenden nën një pozicion ironik. Gjithnjë shumë e shumë ndërmarrje po bëjnë përpjekje të qëndrojnë neutrale karrshi qymyrit, duke shtuar kërkesat për transportin perspektiv.
Nëse trenat do ta arrinin këtë të parët do të mund të bëheshin opcion më i popullarizuar i transportit sa sa kamionët, duke ndryshuar trendin shumëvjeçar për shkak të të cilit kompanitë hekurudhore janë mbështetur në industrinë e karburanteve nga fosilet./Buletini Ekonomik/