Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit, të mbajtur në mënyrë elektronike, ka marrë vendim për masat e reja kundër pandemisë COVID-19.
Sipas dokumentit të siguruar nga Telegrafi, thuhet se shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre deri në ora 21:30.
“Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:30. Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00”, thuhet në vendim, shkruan Telegrafi.
Po ashtu, në dokument citohet se ndalohet shërbimi në gastronomi në hapësirat e mbyllura.
“Ndalohet shërbimi në gastronomi në hapësirat e mbyllura. Qëndrimi i klientëve (shërbimi i ushqimit dhe pijeve) lejohet vetëm në hapësirat e hapura të lokaleve të gastronomisë. Lejohet shfrytëzimi i jo më shumë se 70 për qind e kapacitetit të hapësirës së hapur. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet. Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit. Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00”, thuhet në dokument.
Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës.