Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka njoftuar se është proceduar për në qeveri, koncept-dokumenti për Vettingun i cili do të votohet në mbledhjen e radhës.
Haxhiu tutje tha se nuk ka kohë dhe se Kosova duhet të jetë shtet i së drejtës, duke theksuar se ky proces nuk po bëhet për një emër të përveçëm.
“Prandaj sot pas një punë të jashtëzakonshme e kemi drejtuar për Qeveri dhe do të votohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë. Sistemi i vetingut përballet me probleme të shumta. Krahas sfidave shkaktar i këtyre ngecjeve është integriteti i mangët. Falënderoj juristët në përbërje të vettingut. Koncept dokumenti është komentuar edhe nga ekspert ndërkombëtar. Është punuar që të garantohet proces i drejtë”, tha Haxhiu.
“Dokumenti përmban 5 opsione. Fokusi i është kushtuar praktikave të mira dhe zotimi ynë për shtetin e së drejtës do të jetësohet. Ky proces nuk po bëhet kundër një emri të përveçëm por i domosdoshëm. Vettingu është kërkesë shoqërore”, shtoi ministrja.