Shkalla në rritje e infeksionit në Zvicër po e bën këtë vend një shqetësim për shumë të tjerë.
Shtetet e Bashkuara tani po paralajmërojnë qytetarët e tyre që të mos udhëtojnë këtu. Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se ekziston një rrezik i lartë i infeksionit.
Gjithashtu vendet e tjera që paralajmërojnë qytetarët e saj janë Republika Çeke, Norvegjia dhe Lituania, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Rumania ka rregullat më të rrepta – kushdo që vjen nga Zvicra duhet të karantinohet për 14 ditë.
Më larg, Omani, Katari dhe Japonia gjithashtu kanë Zvicrën në listën e tyre të kuqe.
Italia dhe Austria nuk konsiderohen aq të rrezikshme sa Zvicra, për shembull.