ATK: Formalizohen 2 mijë e 756 punëtorë

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se që nga muaji janar deri në shtator të këtij viti, kanë arritur të identifikojnë,njëherit edhe të formalizojmë 2 mijë e  756 punëtorë të pa regjistruar.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ATK-ja ka treguar se kanë filluar me zbatimin e projektit të punësimit joformal, ndërtimtarisë, akomodimit dhe shërbimit ushqimor të cilat janë të bazuara në metodologjinë e vlerësimit të rrezikut.

Sipas tyre këto 3 projekte kanë indikacion të drejtpërdrejt në formalizmin e punëtorëve.

Reklama e sponzorizuar

ATK gjithashtu pohon se Qeveria e Republikës së Kosovës është e orientuar në formalizmin e këtij sektori, përmes vendimeve të ndryshme, si dhe përmes Pakos për Ringjallje Ekonomike, konkretisht përmes masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 të cilat janë input shumë i rëndësishme në deklarimin e punëtorëve, por edhe rritjes së sensibilizimit të punëtorëve për të kërkuar që të deklarohen nga ana e punëdhënësit.

“Njëherit, ATK inkurajon të gjithë punëdhënësit dhe punëtorët që të aplikojnë për të përfituar nga masat 1.1, 1.2 dhe 1.3 sepse duke deklaruar punëtorët, ju ndihmoni direkt në uljen e informalitetit në këtë sektor” thuhet në njoftimin e ATK-së./Buletini Ekonomik/