Berberët e kryqytetit i shtrenjtojnë shërbimet e qethjes

Rritja e çmimeve ka kapluar gati të gjithë sektorët, përfshirë edhe bizneset që ofrojnë shërbime të ndryshme, siç janë flokëtarët.

Buletini Ekonomik ka mësuar se në disa nga lokalet në kryeqytet çmimi i qethjes është ngritur në 5 euro, prej 4 sa ka qenë më parë.

Ndërsa në lokalet ku qethja ka qenë 3 euro është bërë 4 euro, kurse çmimi i rrojës nga 1 në 2 euro.

Reklama e sponzorizuar

Ndryshe, kjo rritje e çmimeve ka ndodhur edhe vitin e kaluar për shkak të situatës pandemike ku disa nga berberët kishin rritur çmimin e qethjes nga 2 euro në 3 euro./Buletini Ekonomik/