‘Blackout’ edhe në kursin e këmbimit- Zhvlerësohen ndjeshëm valutat e huaja përballë Lekut!

Monedha europiane ka regjistruar një rënie të vlerës këtë të martë duke u blerë sot me 121.1 lekë dhe duke u shitur me 121.7 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik gjithashtu ka pësuar zhvlerësim të kuotës mëngjesin e sotëm pasi është blerë me 141.2 lekë dhe është shitur me 142.5 lekë krahasuar më ditën e djeshme.

Dollari amerikan ka shënuar një zbritje të vlerës këtë mëngjes në raport me një ditë më parë duke u blerë me 104.2 lekë dhe duke u shitur me 105 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane ka bërë përjashtim këtë të martë pasi ndryshe nga valutat kryesore ka fituar pikë teksa blihet sot me 112 lekë dhe shitet me 113.1 lekë krahasuar me ditën e hënë.