Londër, tetor- Çmimi i gazit natyror në Evropë sot që në fillim të ditës sërish ka thyer rekordin, duke arritur 1.250 dollarë për 1.000 metra kub, sipas të dhënave të berzës ICE.
Pas thyerjes së djeshme të rekordit prej 1 mië e 200 dollarësh në 1000 metra kub, çmimi I gazit në Evropë dje kishte rënë ndjeshëm pas lajmit se Agjencia Energjetike e Danimarkës ka lejuar testimin e një krahu të gazësjellësit të veriut (rrjedha 2).
Në këtë mënyrë për më pak se një orë këto çmime kanë rënë për 70 dollarë e mëshumë. Mirëpo sot serish janë ngritur në kuotat rekorde.
Kryetari I Këshillit Administrativ të Gaspromit, Aleksei Miler ka deklaruar se vonesat për përmbushjën e depove nëntoksore në Evropë dhe kërkesat gjithnjë në rritje për gaz, kanë ndikuar në çmime rekorde, të cilat sipas zhvillimeve në të ardhmën e afërt ka mundësi fare lehtë të tejkalohën me rekorde të reja. /Buletini Ekonomik/