Krahas rritjes së çmimeve të bukës, miellit, dhe një numri të madh të produkteve të tjera esenciale ushqimore, është ngritur edhe çmimi i vezëve. Gjithandej në Kosovë, brenda tetorit, si nëpër shitoret e prodhuesve, ashtu edhe në markete të vogla dhe të mëdha por edhe në supërmarkete, disa herë me nga 20 e më shumë centë është rritur çmimi i vezëve, për të arritur sot në stratosferë.
Dhe, disa herë rritja e çmimit nga 20-30 centë brenda shtatorit, e sidomos brenda këtyre ditëve të tetorit e tejkaloi çmimin prej 1 euro e 60 centë deri 1 euro e 80 centë euro që ishte në shumicën e tregut të vezëve të Kosovës gjatë verës gati dy fish. Tani nuk mund të gjesh vezë (30 copë) nën 3 e më shumë euro.
Asnjëherë deri më tani në Kosovë pakoja prej 30 vezësh, qoftë sosh nga prodhuesit vendor, qoftë ato nga importi nuk iu kanë ofruar çmimit prej 4 eurosh, siç po ndodhë këtyre ditëve. Sot, një pako me 30 vezë në marketet në kryeqytet dhe thuaja në të gjitha tregjet e vezëve këtu, kushton rreth 3 euro e 80 centë.
Ndërkaq në dyqanet e prodhueseve vendor 30 copë vezë gjatë muajit shtator janë shitur 2 euro e 60 centë, me çmime të ngritura karshi muajit gusht dhe nga 1 euro e 95 centë sa, sipas statistikave ky çmim ka qenë më 2020-tën.
Edhe sipas Agjencisë së Statiastikave të Kosovës, (ASK), çmimi i vezëve gjatë muajit shtator të 2020-tës ka qenë 1 euro e 95 centë, ndërkohë që në periudhën e njëjtë të këtij viti çmimi është rritur në 2 euro e 57 centë. Kur është fjala të tregtimi i vezëve në Kosovë, ende mungon vëzhgimi i mirëfilltë dhe kompetent i tregut të vezëve. Ende tregtohet në shumë vende e raste vezët pa vulën përkatëse, të paraparë si të obligueshme nga institucionet përkatëse të vendit. Në të shumtën nuk tregohet origjina e vezëve, janë ato nga fermat e fermerëve kosovarë apo nga importi. Edhe në insistimin e konsumatorëve në rastet më të shpeshta refuzohet nga tregtarët të tregohet origjina e vezëve.
Ndërkoë, konsumatorët tanë kërkojnë me ngulmë të njoftohen për origjinën e vezëve, për shkak të përvojës jo të mirë me vezët nga importi, të cilat në jo pak raste janë bërë diskutabile për përmbajtjen ushqyese si rrjedhojë e ushqimeve të pulave me koncentrate të dëmshme për shëndetin. (Blendrita Avdiu/ /Buletini Ekonomik/