Të dhënat e fundit nga ASK-ja tregojnë se ekonomia e Kosovës ka rritur punësimin në krahasim me vitin 2020.
E kjo mund të jetë në nivele më të larta historike nëse marrim parasysh se tremujori i dytë është periudha më aktive për punësim, atëherë kur sektori i ndërtimtarisë dhe bujqësisë janë më aktiv.
Agron Demi nga Instituti GAP përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky trend i rritjes së vendeve të punës nuk është i mjaftueshëm për të ndalë eksodin e të rinjve jashtë vendit, shumë prej të cilëve janë duke pritur hapjen e procesit të aplikimit për vizë pune në Ambasaden Gjermane.
Sipas tij mënyra se si ASK e matë papunësinë dhe për shkak të të dhënave absurde të inaktivitetit, matësi më i mirë sa i përket rritjes apo rënies së punësimit janë vendet reale të punës.
“P.S. Mos të flasim për pazotësinë e ASK që në tetor mos me i publiku ende të dhënat e periudhës prill-qershor”, ka shkruar Demi. /Buletini Ekonomik/