Është hapur aplikimi për Shtesa për Fëmijë për të gjitha nënat që kanë fëmijë të lindur nga data 1 janar 2015 e tutje.
Nga sot të gjitha nënat që kanë lindur fëmijë nga 1 janari i vitit 2015 mund të aplikojnë për shtesa.
Për të aplikuar për Shtesa për Fëmijë referojuni vegëzës në vijim: https://ekosova.rks-gov.net/Security/Index.
Në njoftim është bërë e ditur se për të përfituar nga ky muaj e tutje, aplikimi duhet të bëhet më së largu deri më 24 tetor, ndërkaq aplikimet që bëhen pas datës 24 tetor, shqyrtohen në muajin pasues.