Europa sheh ‘paqëndrueshmëri ekstreme’ në çmimet e karburanteve

Nafta
Fotografi ilustruese

Gjatë dy dekadave të fundit, çmimet e karburanteve dhe lubrifikantëve për transportin personal në BE kanë qenë jashtëzakonisht të paqëndrueshme, me norma vjetore të inflacionit që variojnë nga -20% në +20%.

Kjo paqëndrueshmëri është bërë shumë e theksuar kohët e fundit, me normën vjetore të ndryshimit duke u ngjitur nga një nivel i ulët prej -20% në maj 2020 në +23% në shtator 2021.

Luhatja e dukshme më e fundit me përmasa të ngjashme u regjistruan një dekadë më parë, me normën vjetore të ndryshimit që u ngjit nga një nivel i ulët prej -19% në korrik 2009 në një kulm prej +20% në mars 2010, njofton Eurostat.

Reklama e sponzorizuar

Në shtator 2021, Luksemburgu regjistroi shkallën më të lartë vjetore të ndryshimit midis vendeve të BE-së (+31%). Ajo u pasua nga afër nga Rumania (+29%) dhe Sllovenia (+29%). Nga ana tjetër, normat vjetore më të ulëta të inflacionit u regjistruan në Irlandë (+15%), Itali, Finlandë dhe Greqi (të gjitha +18%).