Eurostat, agjencia e BE-së për statistika, ka përditësuar të dhënat mbi çmimin e energjisë elektrike në Evropë. Sipas të dhënave të reja, Kosova zë vendin e dytë për çmimin më të lirë të rrymës në Evropë dhe të parin në rajon. Në Kosovë çmimi i energjisë elektrike është 0.0605 euro për kWh.
Çmimi aktual dallon nga çmimi i raportuar nga Eurostat në maj të kwtij viti, kur Kosova shënonte mbase një çmim të ngjajshëm prej 0.0608 euro për KWh.
Ndërkaq, të dhënat e reja të publikuara nga Eurostat në tetor të këtij viti për çmimet e energjisë elektrike në pjesën e parë të vitit 2021 theksojnë se Ukraina ka çmimin më të lirë të rrymës në Evropë, me vetëm 0.0485 për kilovat orë.
Pas Ukrainës, vendi me çmimin më të lirë të rrymës është Kosova me vetëm 0.0605 euro për kilovat orë ndërsa çmimi më i lartë i energjisë elektrike në Evropë është regjistruar në Gjermani me 0.3193 euro dhe Danimarkë me 0.29 euro për kilovat orë.
Çmimi i rrymës në Gjermani del të jetë pesë here më i lartë se çmimi i rrymës në Kosovë.
Ndërsa vendet tjera të rajonit kanë çmime shumë më të shtrenjta, në rajon Kosova prinë me çmimin më të lirë të rrymës
Vendin e dytë (pas Kosovës) në rajon për çmimet më të lira të rrymës në rajonin e Ballkanit Perëndimor e zë Serbia, ku çmimi i energjisë elektrike për kilovat orë është 0.0791 euro. Pas Serbisë në listë prinë Bosna dhe Hercegovina me 0.0875, Mali i Zi me 0.098, Kroacia me 0.1291 dhe Sllovenia me 0.16662 euro për kilovat orë.
Vendi | Çmimi i rrymës |
---|---|
Kosova | 0.0605 EUR/KWh |
Serbia | 0.0791 EUR/KWh |
Bosna dhe Hercegovina | 0.0875 EUR/KWh |
Mali i Zi | 0.098 EUR/KWh |
Kroacia | 0.1291 EUR/KWh |
Sllovenia | 0.1661 EUR/KWh |
Të dhënat e publikuara nuk përfshijnë informata mbi çmimin e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut apo Shqipërinë.
Në përllogaritjen e të dhënave, Eurostat ka përfshirë edhe taksat dhe TVSH-në.
Eurostat në vazhdimësi përcjell ndryshimet e çmimeve të energjisë elektrike si brenda ashtu edhe jashtë Bashkimit Evropian dhe është përgjegjëse për publikimin e statistikave me cilësi të lartë në mbarë Evropën që mundësojnë krahasime midis vendeve dhe rajoneve.