Familjet europiane pritet të paguajnë fatura më të larta të energjisë elektrike dhe gazit në muajt e ardhshëm, në disa vende si Spanja, që po kalojnë masa të emergjencës, si tavani i çmimeve dhe limitimin e fitimeve tek kompanitë utilitare.
Kjo ka për qëllim të ngadalësojë rritjen gjigante të çmimeve dhe shmangë pasojat politike dhe sociale. Ndërkohë, Ministrja franceze e Mjedisit, Barbara Pompili, tha se çmimet e energjisë në Francë pritet të rriten me rreth 12% deri në muajin shkurt.
Qeveria franceze deklaroi këtë muaj se do të bëjë një pagesë të njëhershme prej 100 euro ndaj 5.8 milionë familjeve që marrin kupon energjie, për të ndihmuar me kostot e faturave të larta të energjisë. Në afat-gjatë zyrtarët e Bashkimit Europian kanë thënë se energjitë e rinovueshme si era dhe dielli, janë kundërpërgjigja më e mirë ndaj rritjes së fundit të çmimit të gazit dhe energjisë.
Çmimet e energjisë në Europë janë rritur ndërkohë që rritja e kërkesës botërore si pasojë e heqjes së masave të karantinës ka përkuar me tkurrjen e ofertës së gazit dhe qymyrit dhe kushteve jo të favorshme të motit për burimet e rinovueshme.
“Zgjidhja në afatgjatë është përshpejtimi i energjsië së rinovueshme. Na duhet të investojmë në energji të erës dhe diellit dhe situata e sotme na tregun se ne duhet të ulim varësinë nga lëndët djegëse fosile sa më shpejtë të jetë e mundur”- tha komisioneri për energjinë e rinovueshme Lukasz Kolinski.