FMN: Nuk do të ketë krizë të naftës, ngritja e çmimit do të bie vitin e ardhshëm

Fondi Monetar Ndërkombëtar- FMN

Fondi Monetar Ndërkombetare vlerëson se në fillim të vitit të ardhshëm çmimet e karburanteve do të nisin të bien nga çmimet e tanishme rekorde të larta.

Edhe pse çmimet e energjisë do të vazhdojnë të ngritën gjatë disa muajve të ardhshëm, presim uljen e tyre deri në fund të tremujorit të parë të vitit të ardhshëm dhe të tremujorit të dytë, ka deklaruar ekonomistja kryesore e FMN-së, Gita Gopinat në margjinat e mbledhjës vjetore të FMN-së dhe të Bankës Botërore transmetojnë mediat ndërkombëtare.

Ajo ka shtuar se kur të kalojn muajt e dimrit do të përmirësohet situata./Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar