Paris, tetor- Kryetari francez, Emanuel Macron ka paralajmëruar se para krishtëlindjeve do të ndërtojë 6 reaktorë nuklear të ri në Francë, ka transmetuar e përditshmja “Figaro”.
Ndikimi i krizës evropiane të gazit në çmimin e energjisë dhe pasojat e goditjes së këtyre çmimeve në buxhetin e amvisërive franceze gjashtë muaj para zgjedhjeve presidenciale në Francë, kanë përshpejtuar këtë vendim, ka shtuar gazeta, transmeton Reuters, përcjell Buletini Ekonomik.
Siç dihet, në fillim të mandatit presidencial, Macron kishte premtuar se deri në vitin 2035 do të zvogëlojë pjesmarrjen e energjisë nukleare në miksin energjetik francez në 50 për qind nga 75 për qind sa është aktualisht.
Mirëpo, kriza energjetike ka ndikuar në ndryshimin e disponimit në Paris.
“Kriza energjetike po tregon se energjia nukleare është për zgjedhje e drejtë për tranzicionin tonë drejtë energjisë së gjelbërt”, citon Figaro një zyrtar të lartë qeveritar qe nuk ka dashur të bëhët publik.
Qeveria franceze më herët ka pohuar se nuk do të nisë asnjë projket të ri të reaktorve nuklear derisa të përfundojë termocentrali në Flamanvil në veri-perëndim të Francës.
Vonesa e këtij termocentrali nuklear po vazhdon gati 10 vite dhe në tejkalime shumë të mëdha të shpenzimeve, ndërsa ministrat francez edhe më tutje nuk deklarohen se kur ky kapacitet energjetik do të kyçet në rrjet./Buletni Ekonomik/