Haxhiu paralajmëron krijimin e agjencisë për pasuritë e pajustifikuara

E mbërritur në Tiranë për shkëmbimin e përvojave mbi drejtësinë e tre vendeve, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njoftoi se Kosova po bëhet gati për ngritjen e agjencisë mbi pasuritë e pajustifikuara te politikanëve dhe per këtë ftoi edhe autoritetet shqiptare te ndjekin te njëjtat gjurmë.

Megjithatë, Kosova po bëhet gati të kopjojë procesin e vettingut të nisur në Shqipëri prej pesë vitesh, pavarësisht se ministrja e drejtësisë, Haxhiu tha se nuk duhet të përsëritet ajo qe ndodhi në Shqipëri, si mbyllja e gjykatave.

 

Për të plotësuar vakancat në gjyqësor dhe Prokurori parashikohet se nevojitet kohë deri në 2024.

Reklama e sponzorizuar