Prodhuesi i famshëm suedez i prodhimit dhe tregtimit të mobilierisë IKEA planifikon ta vendos pjesën më të madhe të prodhimit në Turqi.
Në këtë hap kompania ka vendosur në mënyrë që të zvogëlojë në minimum problemet në zinxhirët global të furnizimit dhe të ulë shpenzimet e transportit, ka thënë drejtori financiar i filialit të kësaj kompanie në Turqi, Kerim Nisel.
IKEA planifikon të prodhojë në Turqi kolltuqet, raftet për libra, ormanët dhe elementet për kuzhinë dhe pastaj t’i eksportojë.
Aktualisht këto produkte prodhohen me mijëra kilometra larg në repartet në Azinë Lindore për t’i dërguar në tregjet e Lindjes së Afërt dhe në Evropë, transmeton Indeksi.
“Për shkak të problemeve me dergesat, me të cilat jemi ballafaquar gjatë pandemisë, synojmë të prodhojmë më shumë në Turqi”, ka deklaruar për Reuters drejtori kryesor financiar Kerim Nisel, pa e zbuluar se sa kapacitete do të mund të shpërngulen në Turqi.
IKEA tashmë ka 7 pika të shitjes në Turqi. Çmimi i një kontejneri nga Azia Lindore është ngritur nga 2 mijë dollarë në 12 mijë, potencon shefi i njësisë turke të IKEA-s.
“Është më racionale të prodhohet afër vendit të shitjes. Për këtë shkak duam të prodhojmë në Turqi”, ka thënë Nisel.
IKEA tashmë ka 5 pika të prodhimit dhe të tregtimit dhe që tani eksporton tre herë më shumë nga ky vend se sa që importon.
Aktualisht në Turqi prodhohen produkte të tekstilit, të xhamit, qeramikës dhe të metalit, të dedikuara për eksportin global.
IKEA me paralajmërimin për shpërngulje po e ndjek shembullin e brendeve të tjera të mëdha evropiane, siç është Beneton, i cili ka vendosur të ofrojë prodhimin tek Italia mëmë, duke fuqizuar kapacitetet në Serbi, Kroaci, Turqi, Tunizi dhe Egjipt, derisa repartet në Azi do të përgjysmohen. /Përktheu: Buletini Ekonomik/