Inflacioni në Gjermani në nivelin më të lartë në 28 vite

Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë (Destatis) ka shpallur shifrat kryesore për rritjen e çmimeve për muajin tetor.

Inflacioni vjetor, i cili ishte 4.1 për qind në muajin shtator, u rrit në 4.5 për qind në tetor për shkak të çmimeve të energjisë, problemeve të furnizimit dhe epidemisë. Pritja e tregut ishte që inflacioni të rritej në 4.4 për qind.

Inflacioni ka mbetur në nivelin më të lartë për 4 muaj që nga dhjetori i vitit 1993 (4.5 për qind).

Reklama e sponzorizuar

Inflacioni në vend u rrit me 0.5 për qind me bazë mujore, raporton bloomberg.

Vlen të përmendet se çmimet e energjisë u rritën me 18.6 për qind në bazë vjetore, ndërsa rritja vjetore ishte 4.4 për qind në çmimet e ushqimeve dhe 2.4 për qind në shërbimet.